TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Janar 2024, 15:10

Idrizi bashkohet me Bardhin kundër Bashës, 54 deputetë të opozitës firmosin për shkarkimin e Alibeajt

Shkruar nga Pamfleti

Idrizi bashkohet me Bardhin kundër Bashës, 54 deputetë të

Shpëtim Idrizi i PDIU-së ka firmosur sot bashkë me 47 deputetë të opozitës për të ndryshuar përbërjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore.

Idrizi i është bashkuar iniciativës së Gazment Bardhit kundër Lulzim Bashës duke i kërkuar Kuvendit shkarkimin e Enlekejd Alibeajt dhe zëvendësimin e Oerd Bylykbashin.

Në shkresën që iu është nisur edhe ambasadave, kërkohet të largohen të gjithë anëtarët aktualë të reformës që përfaqësonin opozitën dhe të zëvendësohen me të tjerë.

Lista e re e propozuar për anëtarë lë jashtë të gjithë grupin e Bashës dhe e plotëson komisionin me anëtarë të Foltores.

Bardhi dhe kolegët e tij thonë se Bashës i takon vetëm një anëtar në këtë tryezë pasi ka me vete vetëm 7 deputetë. Nëse ata do ta kërkojnë një anëtar, Bardhi zotohet t’ia japë.

Komisioni i Reformës Zgjedhore pritet të mbahet sërish nesër.

Kujtojmë se në një kërkesë drejtuar Kryetares së Kuvendit, Lindita Nikollës, dhe për dijeni Ambasadorëve të Quint-it dhe Kryetarit të Grupit Parlamentar të PS, 43 deputetët e PD të grupimit Bardhi-Berisha, 3 deputetët e Partisë së Lirisë dhe deputeti i PD Agron Shehaj, i kërkuan Kryetares së Kuvendit të procedojë me ndryshimin e përbërjes së Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore.

Lini një Përgjigje