TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Janar 2024, 13:32

Dënim i Kreshnik Hajdarit, reagon Maliqi: Rama duhet ta shkarkojë, Kuçova të kalojë në zgjedhje të parakohshme

Shkruar nga Pamfleti
Dënim i Kreshnik Hajdarit, reagon Maliqi: Rama duhet ta shkarkojë,
Kreshnik Hajdari

Ish-kandidati i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë” në zgjedhjet vendore për bashkinë e Kuçovës Lefter Maliqi ka reaguar pas dënimimt të Kreshnik Hajdarit me 9 muaj burg.

Maliqi thotë se kryeministri Rama duhet ta shkarkojë në bazë të “Ligjit të Dekriminalizimit” Hajdarin dhe Kuçova të kalojë për 45 ditë në zgjedhje të parakohëshme.

Sipas Maliqit, Hajdari do merret i pandehur edhe për 6 kallëzime të tjera.

'Dënohet me 1 vit burg nga Gjykata e Posaçme e Krimit të Organizuar, e konvertuar me 150 orë pune të detyruar, duke e shpallur fajtor Hajdarin, ‘pengun’ e ish fatorinos Salillari.
Kryeministri duhet ta shkarkojë në bazë të “Ligjit të Dekriminalizimit” dhe Kuçova të kalojë për 45 ditë në zgjedhje të parakohëshme. Hajdari do merret i pandehur edhe për 6 kallëzime të tjera; për korrupsion, abuzime me detyrën, falsifikim etj. Celibashi duhet të marrë vendim menjëherë për shkarkimin e tij, pas ketij dënimi, pasi u urdhërua edhe nga “KAS” dhe të njoftojë Presidentin e Republikës për shpalljen e datës së zgjedhjeve.
Hajdari i cili iku me vrap pas denimit, pasi ju shmang kamerave dhe mediave, sepse siç dihet është i paaftë dhe të jap doreheqjen vet pa pritur t’a shkarkojnë institucionet.
Beteja ligjore vazhdon, s’ka kthim pas deri në rikthimin e Bashkisë Kuçovë te grabitur më “14 Maj”, tek qytetarët. Kuçova nuk meriton Kryetar të dënuar dhe abuzues me detyrën!
Kuçova duhet të kthehet në “Kantier Ndërtimi”!', shkruan Maliqi.

 

lefter maliqi kreshnik hajdari

Lini një Përgjigje