TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Janar 2024, 11:40

Sekretari i PD ironizon Berishën: Komplimente grupit të ‘Foltores’ dhe të Bardhit për miratimin pa debat të ligjeve të qeverisë

Shkruar nga Pamfleti
Sekretari i PD ironizon Berishën: Komplimente grupit të
Berisha dhe Bardhi gjatë një seance në Kuvend

Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Edvin Kulluri ka reaguar pas përfundimit të seancës plenare në Kuvend, ku deputetët e Rithemelimit dhe grupi i Bardht bllokuan sërish diskutimet duke përdorur zhurmuese.

Përmes një reagimi në Facebook, Kulluri ironizoi duke komplimentuar deputetët e grupit Bardhi-Berisha për miratimin e ligjeve të qeverisë pa asnjë debat.

“‘Komplimenta’ Foltores dhe grupit te Bardhit per miratimin pa debat te te gjitha ligjeve te mazhorances socialiste ne seance plenare te Kuvendit! Revolucioni vazhdon, Rilindja perparon!”- shkroi Kulluri.

Ndërkohë nënkryetari i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku, në deklaratën e dhënë pas seancës plenare, ku projektligjet u votuan pa asnjë diskutim, u shpreh se ky anormalitet dëmton opozitarizmin dhe debatin parlamentar.

Çollaku përcolli mesazhi bashkimi për grupin tjetër të PD-së, por duke theksuar se lista e propozuar nga Gazment Bardhi për Komisionin e Reformës Zgjedhore, është e papranueshme.

“Unë dua të inkuraoj ata zëra racionale nga krahu tjetër duke i bërë të kuptojnë se në këtë mënyrë bllokojnë vetëm opozitarizmin. Siç e shihni mazhoranca nuk e ka fare problem dhe në papërgjegjshmëri të plotë i kalon ligjet pa u merakosur pa pasur debat. Kjo rrugë nuk po rezulton e suksesshme dhe po shkon në të kundërt duke i dhënë një komoditet mazhorancës.

Reforma Zgjedhore bëhet mes dy partive të mëdha. Kur PD drejtohet zyrtarisht nga dikush tjetër, nuk ka asnjë diskutim. Me listën e Bardhit, asgjësohet totalisht PD”.

 

berisha bardhi rama pd

Lini një Përgjigje