
Është mbyllur mes tensioneve dhe zhurmës edhe seanca e sotme plenare në Kuvend, ku deputetët e Berishës vijuan aksion e tyre duke mos lejuar zhvillimin e një seance normale...
Edhe pse nuk pati flakadanë, karrige grumbull e përplasje verbale, këtë herë deputetët e opozitës qëndruan në këmbë para foltores me pankarta në duar.
Deputetja demokrate Albana Vokshi po mbante në dorë një pankarte ku shkruhet “vrasës i demokracisë”, teksa u afrua pranë kryeministrit Edi Rama.
Ndërkohë, u desh ndërhyrja e Gardës që të normalizonte situatën dhe të mos lejonte Vokshin të afrohej më shumë pranë Ramës.
Lini një Përgjigje