
Ditën e sotme pritet të mblidhet Kuvendi i Shqipërisë. Në rendin e ditës janë një sërë çështjesh për t’u diskutuar, por seanca pritet të vijojë sërish mes tensioneve, pasi grupi Bardhi-Berisha ka paralajmëruar sërish kaos.
Sinjalet i dha dje Bardhi, i cili pas mbledhjes me grupin e deputetëve tha se nuk do lejojnë normalitet deri sa të plotësohen kushtet e tyre.
Por, dy protagonistët që udhëheqin kaosin, Gazment Bardhi e Flamur Noka janë të përjashtuar me 10 ditë nga seanca.
Në kalendar është edhe ratifikimi i marrëveshjes me Bashkimin Evropian për aktivitetet operacionale të kryera nga Agjencia Evropiane e Rojës Kufitare dhe Bregdetare në Republikën e Shqipërisë.
Në rendin e ditës është Akti Normativ për shtesa dhe ndryshime në buxhetin e vitit 2023, për shtesa dhe ndryshime në ligjin e tatimit mbi të ardhurat.
Po ashtu, pritet shqyrtimi i Aktit Normativ për masa urgjente për mbrojtjen dhe përmirësimin e infrastrukturës për trajtimin e ujërave të ndotur.
Kuvendi pritet të shqyrtojë dhe kalojë për votim dhe disa akte të tjera normative dhe projektligje.
Më poshtë rendi i ditës për seancën e sotme në Kuvend.
I. Mbledhjen e Kuvendit ne seance plenare ne daten 25.1.2024, ora 10:00.
II. Rendi i dites i seances plenare eshte si me poshte:
1. Miratimi i procesverbalit te seances plenare te dates 15.1.2024.
3. Projektligj “Per ratifikimin e marreveshjes se financimit, ndermjet Republikes se Shqiperise, perfaqesuar nga Keshilli i Ministrave i Republikes se Shqiperise, Republikes se Frances, perfaqesuar nga rajoni Provence-Alpes-Cote D’ Azur, dhe Komisionit Evropian, per programin “(lnterreg VI-B) Euro Mesdhe (EURO MED) 2021-2027″”.
4. Projektligj “Per ratifikimin e marreveshjes, ndermjet Republikes se Shqiperise dhe Bashkimit Evropian, per aktivitetet operacionale te kryera nga Agjencia Evropiane e Rojes Kufitare dhe Bregdetare ne Republiken e Shqiperise”.
5. Akt normativ nr. 6, date 14.12.2023 “Per disa ndryshime dhe shtesa ne ligjin nr. 84/2022 “Per buxhetin e vitit 2023”, te ndryshuar.
6. Akt normativ nr. 7, date 14.12.2023 “Per disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr. 29/2023, “Per tatimin mbi te ardhurat”, te ndryshuar.
7. Akt normativ nr. 8 “Per marrjen e masave urgjente per mbrojtjen dhe permiresimin e infrastruktures per trajtimin e ujerave te ndotura qe shkarkohen prane ose ne ujera larese”.
8. Projektligj “Per miratimin e buxhetit faktik te vitit 2022”.
9. Projektligj “Per shfuqizimin e ligjit nr. 115/2017 “Per krijimin e Agjencise Kombetare te Diaspores”, te ndryshuar.
10. Projektligj “Per indeksimin e pages se punonjesve dhe nepunesve ne Republiken e Shqiperise”.
11. Projektvendim “Per disa ndryshime ne vendimin e Kuvendit nr. 86/2018 “Per miratimin e struktures, organikes dhe klasifikimin e pagave te Komisionerit per te Drejten e lnformimit dhe Mbrojtjen e te Dhenave Personale”, i ndryshuar.
12. Projektvendim “Per disa ndryshime ne vendimin e Kuvendit nr. 28/2020 “Per miratimin e struktures organizative, organikes dhe klasifikimit te pagave te personelit te Inspektorit te Larte te Drejtesise”, i ndryshuar.
13. Projektvendim “Per disa ndryshime ne vendimin e Kuvendit nr. 55/2014 “Per miratimin e struktures, organikes dhe kategorizimit te pozicioneve te punes te Inspektoratit te Larte te Deklarimit e Kontrollit te Pasurive dhe Konfliktit te Interesave”, i ndryshuar.
14. Projektvendim “Per nje ndryshim ne vendimin nr. 69/2021 “Per caktimin e anetaresise se komisioneve te perhershme te Kuvendit”, i ndryshuar.
15. Projektvendim “Per nje ndryshim ne vendimin nr. 70/2021 “Per caktimin e anetareve zevendesues ne perbetjen e komisioneve te perhershme te Kuvendit”, i ndryshuar.
16. Diskutime per çeshtje jashte rendit te dites.
Lini një Përgjigje