TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Janar 2024, 22:19

Tragjedia e Gërdecit, justifikohet Mediu: Nuk kam ndërhyrë për demontimin e fishekëve

Shkruar nga Pamfleti

Tragjedia e Gërdecit, justifikohet Mediu: Nuk kam ndërhyrë

Ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu ka folur për tragjedinë e Gërdecit për të cilën është marrë i pandehur nga GJKKO duke u justifikuar se nuk ka patur asnjë ndërhyrje për çështjen e demontimit të fishekëve.

Mediu tha se ka vepruar në bazë të VKM-së dhe propozimit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë.

“Unë kur kam vajtur ministër Mbrojtje kam qenë në 2005. Municionet e tepërta kanë dalë në 2002. Detyra ka qenë djegia dhe shkatërrimi dhe shitja e municioneve. Kam respektuar mendimin e ushtarakëve se këto ishin municione të tepërta dhe VKM. ‘VKM’ 138 përcaktonte këto raporte shitje për qëllime ushtarakë, shitje për qëllime jo ushtarake. Procesi i vlerësimit të kompanisë ka kaluar të gjitha hallkat e saj dhe është bërë për një vit e gjysmë. Kontrata është firmosur në qershor të vitit 2007”, ka sqaruar Mediu.

“Në kontratën e parë me fishekët të realizuar nga kjo kompani janë fituar 1.6 mln euro. Janë demontuar 4 ton fishekë. Uzina ushtarake nuk janë në varësi të ushtrisë, por ndërmarrje publike. Financimet Ministrisë së Mbrotjes kanë qenë shumë të reduktuara në atë kohë. Unë kisha një detyrë si ministër Mbrojtje, se duhej bërë demontim. Unë nuk akuzohem për korrupsion. Unë akuzohem për shpërdorim detyre. Ministria e Mbrojtjes funksionon me dy struktura, struktura ushtarake dhe struktura civile. Ministri është tek struktura civile. Unë si ministër kam respektuar mendimin e ekspertëve. Ministri i Mbrojtjes ka vënë shënimin të procedohet sipas kërkesës së Shtabit të Përgjithshëm”, ka thënë Mediu në një intervistë për Report Tv.

gerdeci fatmir mediu

Lini një Përgjigje