
Kryetari i PBDNJ Vangjel Dule ka folur për çështjen Beleri dhe përfshirjen e Greqisë në gjyqin ndaj kandidatit të PD për bashkinë Himarë.
Dule reagoi edhe për sa i përket incidentit të sotëm, ku u godit me vezë teksa hynte në ambientet e Gjykatës së Posaçme.
“Ishte një situatë e papëlqyeshme që askush nuk do të dëshironte të gjendjet. E papritur, as nuk i kisha parë ndonjëherë këto persona, as emrat nuk i kisha dëgjuar mesa pyeta. Mesazhi nuk më drejtohej mua personalisht”, tha Dule.
Për gjyqin e Belerit, Dule tha se është një proçes që po e ndjekin me shumë korrektësi, ndërsa qëndrimet e Greqisë i quajti normale dhe me të drejtë.
“Greqia ka të drejtën legjitime për t’u interesuar për fatet e minoritetit të vet në Shqipëri. Greqia nuk ka thënë Beleri është i fajshëm, Beleri të dalë i pafajshëm. Një njeri që prezumohet i pafajshëm ka të drejtën Kushtetuese të zgjedhjes, dhe zgjedhja përfundon me betimin, dhe kur privohet kjo e drejtë, ka të drejtë jo vetëm Greqia por edhe Holanda, edhe Parlamenti Europian. Pse mbeteni Greqia Greqia, dhe kultivoni një paragjykim? Sot e drejtat e njeriut janë universale, kemi detyrime që duhet t’i zbatojmë”, tha Dule në një intervistë për Top Channel.
Sipas tij çështja Beleri, është çështje e respektimit të të drejtave.
Lini një Përgjigje