TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Janar 2024, 20:02

“Një spiun me pak”/ Tre deputetë braktisin mbledhjen, Tritan Shehu ankohet se po e spiunojnë

Shkruar nga Pamfleti

“Një spiun me pak”/ Tre deputetë braktisin mbledhjen,

Në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, deputeti Tritan Shehu ka shprehur shqetësimin për rrjedhjen e diskutimeve të tyre në media. Në bisedën e zbardhur nga gazetari Osman Stafa, disa deputetë të tjerë largohen nga mbledhja.


Diskutimet:

Tritan Shehu: Pse dalin diskutimet nga kjo mbledhje. Është e palejushme dhe e paparanueshme që na dalin fjalët. Ne duhet të kemi një deklaratë të ashpër si grup për të mbrojtur liderin e opozitës, Sali Berishën.

Helidon Bushati: Tritan unë po çohem që mos kem asnjë peng, që ta dish që sta kam nxjërrë unë. Pra po pastrohem. (Ikën nga mbledhja)

Agron Gjekmarkaj: Po iki edhe unë Tritan, një spiun më pak këtu, që unë të mos akuzohem.

Lini një Përgjigje