TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Janar 2024, 20:04

"Na mungon jeta parlamentare”, Tabaku thirrje grupit Bardhi -Berisha: Lëreni kaosin, rikthejuni normalitetit!

Shkruar nga Pamfleti

"Na mungon jeta parlamentare”, Tabaku thirrje grupit Bardhi -Berisha:

Deputetja, Jorida Tabaku u ka bërë thirrje kolegëve të saj demokratë që të lejojnë vijimin e jetës Parlamentare në mënyrë që zëri i opozitës të dëgjohet në Parlament.

E ftuar në “Ditari” në A2 CNN, kryetarja e Komisionit të Integrimit theksoi se opozita duhet ta anashkalojë krizën në të cilën është përfshirë. Ajo theksoi se beteja e kolegëve është e drejtë, por shtoi se nuk beson se rruga e ndjekur deri më tani është e duhura. 

"Ne na ndajnë shumë gjëra, por duhet të na bashkojë kundërshtari. Nuk kemi kundërshtar asnjë që është ulur nga ana jonë e Kuvendit...Ne i kemi fituar mendjet dhe zemrat e njerëzve kur kemi pasur forcën e argumentit dhe fjalës. Të kthehet dhe të vijojmë t’u flasim njerëzve”, u shpreh ajo.

Ndërsa, duke u ndalur te ai që është cilësuar si “komisioni Shalsi”, Tabaku e sheh si një iniciativë të rrezikshme të mazhorancës e cila, siç u shpreh ajo, përpos qeverisë tashmë kërkon t’i shtrijë tentakulat edhe në Parlament.

Tabaku sqaroi se detyrën e komisionit që kërkon të formojë PS-ja, e bën aktualisht Këshilli Kombëtar i Integrimit.

Shpresoj që të jetë vetëm një dëshirë e Shalsit dhe të mos materializohet”, tha Tabaku.

tabaku berisha

Lini një Përgjigje