TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Janar 2024, 10:10

Sot seanca plenare, deputetet e Berishës bllokojnë foltoren; dalin me parrulla për Ramën

Shkruar nga Pamfleti

Sot seanca plenare, deputetet e Berishës bllokojnë foltoren; dalin me

Deputetët e opozitës kanë shkuar sot në Kuvend me pankarta me mesazhe kundër qeverisë.

Deputetët e Rithemelimit kanë bllokuar Foltoren e Kuvendit. Me rregulloren e re ata kanë ndryshuar edhe strategjinë e bllokimit të seancave.

Ata janë rreshtuar në Foltore me pankarta në duar, ndërsa nuk kanë mbledhur karrige pirg.

Dy protagonistët që udhëheqin 'kaosin', Gazment Bardhi e Flamur Noka janë të përjashtuar me 10 ditë.

Na duhet qeveri, jo kartel”, “Vrasës i pluralizmit”, ‘Gjykatat e Shqipërisë, apo gjykatat e Ramës”, “Edhe Rama, në burg si Mcgonigal”, “Na ktheni atë që është e jona!“, janë disa nga mesazhet që kanë zgjedhur opozitarët sot, në kuadër të protestës së tyre që vijon prej disa kohësh.

Sot seanca plenare, deputetet e Berishës bllokojnë foltoren; dalin me

sot seanca plenare

Lini një Përgjigje