Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka reaguar në lidhje me Ligjin për Investimet Strategjike, të cilat sipas saj janë shtyrë për herë të tretë.
Tabaku thotë se ky ligj nuk ka asnjë rekord pozitiv investimesh të huaja, dhe për më tepër cënon rëndë marrëveshjen e stabilizim asaocimit, konkurencën, garën dhe tregun e lirë.
'Ligji për Investimet strategjike shtyhet për herë të tretë!
Mbrëmë vonë natën në faqen u kuvendit u publikua me një propozim deputeti (sa herë duan të mos ketë proces ia japin deputetëve ti dorëzojnë) shtryja e tretë e Ligjit për Investimet Strategjike. Ligji i perkoheshem qe u bë për nje periudhe tranzitore shtyhet e shkon 10 vjet.
Kur prisnim që të diskutonim për një ligj të plotë investimesh qeveria vazhdon me ligjin më klientelist e antinpronë të 30 viteve të fundit.
Ky ligj nuk ka asnjë rekord poziitiv investimesh të huaja nga 18 vendime të këshillit të investimeve vitin e shkuar veç 2 janë të huaj; nuk ka asnjë punësim shtesë, ka vec zapti ntë probës publike e asaj private.
Ky ligj cënon rëndë dhe marrëveshjen e stabilizim asaocimit, konkurencën, garën, tregun e lirë e mundësitë!', thotë Tabaku.
Afati për ligjin e investimeve strategjike, i cili përfundoi më 31 dhjetor 2023 pritet të zgjatet edhe 3 vite të tjera, deri në dhjetor të vitit 2027.
Kjo është propozuar nga deputeti socialist Eduard Shalsi në Kuvend mbrëmjen e 24 janarit 2024.
“Duke qene se interesi i subjekteve është ende shumë i lartë për të ketë paketë ligjore dhe fluksi dhe stoku i investimeve të huaja në vend janë në shifrat më të larta krahasuar me 10-vjeçarin e fundit, me qëllim shmangien e krijimit të këtij boshllëku ligjor, si dhe të pasojave që mund të krijohen prej tij, është menduar zgjatja e afatit te paraqitjes së kërkesave deri ne datën 31 dhjetor 2027”, thuhet në relacionin që i bashkëngjitet ndryshimeve në projektligjin e firmosur nga deputeti i PS-së Eduard Shalsi.
Lini një Përgjigje