TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Janar 2024, 10:44

“Ne nuk tërhiqemi nga 3 kushtet tona”, Salianji thirrje PS: Mos ndërhyni në punët e brendshme të PD!

Shkruar nga Pamfleti

“Ne nuk tërhiqemi nga 3 kushtet tona”, Salianji thirrje PS: Mos

Ashtu si herët e tjera edhe sot seanca e Kuvendit është mbyllur mes tensioneve dhe zhurmës, ku deputetët e Berishës vijuan aksion e tyre.

Deputeti i PD-së Ervin Salianji pas përfundimit të seancës në një dalje për mediat tha se Kuvendi i bindet PS-së.

Ai i bëri thirrje PS-së që mos të ndërhyjë në punët e brendshme të PD. Salianji tha mes të tjerash se opozita kërkon bashkëkryetarin e Reformës Zgjedhore.

Siç edhe e shihni, në mënyrë të përsëritur PS e ka vënë për fund parlamentit dhe institucionet e tjera. Të gjitha institucionet i binden Ramës. Po votohen ligjet dhe kalohen në mënyrë të përshpejtuar. Ne kërkojmë 3 kërkesa kushtuese, që nuk na i garanton Rama. Asnjë i PS. Po kërkojmë bashkëkryetarin e Reformës Zgjedhore. Nuk mund të ketë një grupim me 7 deputetë me 4 përfaqësues dhe opozita të mos kenë bashkëkryetar.

Së dyti, e kemi bindur publikun për frikën e Ramës për hetim, fakton se frikën duan ta mbulojnë me mos hetim parlamentar. Kërkesa tjetër është të mos ndërhyjnë në punët e brendshme të PD. ODHIR kërkoi dje ndalimin e përdorimin e Administratës në fushatë, pavarësisht deklaratave nga ndërkombëtarët për adresimin e problematikave të raportit të OSBE-ODHIR, vijohet njëlloj”, tha ai.

seanca plenare kuvendi rrëmuja në kuvend ervin salianji

Lini një Përgjigje