TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Janar 2024, 14:55

Deputeti i PD: Rama në panik pas deklaratës së Dumanit

Shkruar nga Pamfleti

Deputeti i PD: Rama në panik pas deklaratës së Dumanit

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, është shprehur se deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, është defakto pjesë e mazhorancës socialiste.

Komentet Baçi i bëri në Euronews Albania, ku tha se nuk ka shpjegim tjetër, përderisa kryeministri Edi Rama këmbëngul që Alibeaj të jetë bashkëkryetar i Komisionit të Reformës Zgjedhore.

Ai tha gjithashtu se opozita do të vijojë aksionin e saj në Parlament, deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.

Baçi u shpreh gjithashtu se pas deklaratës së kreut të SPAK për hetimin e dosjes McGonigal, Rama është shumë i shqetësuar.

“Rama është më i shqetësuari nga të gjithë dhe më i shqetësuar se kurrë. Qysh nga deklarata e Dumanit sot se çështja McGonigal ka që në janar të vitit 2023 që është në hetim. Kjo do të thotë se në hetim është edhe vetë Rama. Kurse kjo puna e kontrollit të SPAK nuk duhet marrë gjithmonë në një këndvështrim.

Kur themi kontroll mbi SPAK ka ndikim mbi SPAK. Ndikon ku i intereson dhe jo aty ku nuk intereson. Ka pas ndikim mbi SPAK që Ahmetaj sot është në arrati. Ndikimi i Ramës mbi SPAK është kjo punë, sepse SPAK mund të bënte atë që bëri me Berishën, që pa pasur indicie vendosi ‘detyrim paraqitje’ dhe ‘ndalim daljeje nga vendi’.

Mos të harrojmë, PE u shpreh qartë, jo reform gjithpërfshirëse, por me përfaqësimin e vërtetë të opozitës. Nuk ka shanse që të bëhet një reform zgjedhore vetëm me ata. Alibeaj defacto është pjesë e mazhorancës. Pse ngul këmbë Rama që duhet të jetë Alibeaj, më thoni ju. Nuk kanë të drejtë ata të vendosin parti zyrtare apo jozyrtare. Është grupi parlamentar që vendos anëtarët e komisionit apo bashkëkryetarët e Komisionit të Reformës Zgjedhore.

Aksioni do të vijojë. Ju mendoni se ne e kemi të lehtë dhe e bëjmë me dëshirë këtë punë? Jemi keq, në vështirësi, por nuk kemi rrugë tjetër. Jepja opozitës Komisionet hetimore, nga 8 jepi një. Jepja opozitës bashkëkryetarin e Komisionit të Reformës Zgjedhore”, tha Baçi.

deputeti i pd rama dumani

Lini një Përgjigje