
Pas 4 orësh marrje në pyetje lidhur me çështjen “Partizani”, Jamarbër Malltezi ka dalë nga SPAK. Jashtë godinës së Prokurorisë së Posaçme, dhëndri i Berishës, ka dhënë një deklaratë për mediat ku ka treguar për çfarë është pyetur brenda.
Ai tha se u pyet si një person nën hetim, duke deklaruar po ashtu se prokurorja e çështjes pati një qëndrim të padenjë ndaj tij.
Gjatë fjalës së tij Malltezi hodhi akuza mbi prokurorët e SPAK-ut, teksa theksoi se për arrestimin e tij është marrë urdhër politik.
“SPAK-u ka refuzuar të pranojë CD-të me këto dokumenta. Ka refuzuar ekspertizën kontabël gjë që i vë në pozitë jo të mirë. Në fund fare ka dalë se pas gjithë procesit nuk ka asnjë dëm në financat publike. Nuk ka vepër penale të korrupsionit sepse nuk kam qenë asnjë herë zyrtar, por urdhri politik është urdhër politik. Kur thua se ka pasur pastrim parash por nuk pranon ekspertizën kontabël tregon shumë për urdhrin që ke marrë. Prokurorët vetë janë në konflikt interesi sepse Millonai është nga Elbasani e promovuar nga Qazim Sejdini dhe Taulant Balla”, tha Malltezi.
Lini një Përgjigje