TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Janar 2024, 15:32

Kaosi brenda opozitës, Çollaku kundër trazirave: Kjo rrugë nuk jep efekt, duhet bashkëpunim

Shkruar nga Pamfleti

Kaosi brenda opozitës, Çollaku kundër trazirave: Kjo rrugë

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku, i bën thirrje opozitarëve të tjerë që të bashkohen për të hartuar një draft të përbashkët të cilit duhet t’i përmbahen,

Ai tha se mbështet kërkesat për Komisionet Hetimore, por për kërkesat për Reformën Zgjedhore tha se kanë pikëpamje të ndryshme.

“Unë jam nënkryetar i PD zyrtare, unë nuk ngre dorën të votoj asnjë variant. I ftoj, hajde të bëjmë një draft të përbashkët opozitar dhe i qëndrojmë këtij drafti sepse opozitës i intereson produkti i kësaj reformë, ndryshimin i kodit zgjedhor”, tha ai.

Çollaku tha se trazirat në Kuvend dhe bllokimi i foltores nuk sjellin asnjë rezultat, por përkundrazi po forcon mazhorancën.

“Përveç legjitimitetit, kërkesat për ngritjen e Komisioneve që ne e mbështesim për Hetimoren, por pavarësisht vullnetit të mirë të kërkesave, këto tre muaj provuan qartë që jo vetëm nuk u arritën kërkesat e opozitës, por kemi përkeqësim të kushteve të opozitës. Duke shfrytëzuar si alibi situatën në parlament, kemi një rregullore të parlamentit të njëanshme shumë më mbytëse për opozitën seç ishte para këtij momenti. Kush është përfitimi? Do vetëm pa arsye të kuptosh që kjo rrugë është treguar e paefektshme. I ftoj në racionalitet kolegët, edhe pse mund të mendojmë ndryshe. Duhet ndryshuar qasje”, u shpreh Çollaku në një intervistë për News 24.

kreshnik Çollaku opozita reforma zgjedhore

Lini një Përgjigje