TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Janar 2024, 16:29

Opozita përvetëson kauzën e studentëve të mjekësisë, Gjergji: Krenare për PD

Shkruar nga Pamfleti

Opozita përvetëson kauzën e studentëve të

Deputetja demokrate, njëherësh nënkryetare e Komisionit Parlamentar të Shëndetësisë, Zheni Gjergji, ka reaguar lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për ligjin për studentët e mjekësisë.

Demokratja Gjergji thotë se Kushtetuesja ka treguar se ligji kishte shkelje duke i dhënë kështu të drejtë studentëve por edhe opozitës.

“Krenare që, së bashku me kolegët e Grupit Parlamentar të PD-së, iu bashkuam kauzës së studentëve duke nënshkruar kërkesën për në Gjykatën Kushtetuese”, shkruan deputetja.

Reagimi i plotë:

Gjykata Kushtetuese vendosi sot që ligji për studentët e mjekësisë përmbante një sërë shkeljesh kushtetuese, duke i dhënë të drejtë kauzës së studentëve të mjekësisë dhe deputetëve të opozitës.

Krenare që, së bashku me kolegët e Grupit Parlamentar të PD-së, iu bashkuam kauzës së studentëve duke nënshkruar kërkesën për në Gjykatën Kushtetuese.

Tani Kuvendi ka detyrimin që brenda tre muajve të rregullojë problematikat kushtetuese të ligjit në mënyrë që të garantojë plotësisht të drejtat kushtetuese të mjekëve të rinj shqiptar.

studentet e mjekesise gjykata kushtetuese partia demokratike

Lini një Përgjigje