TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Janar 2024, 18:57

Gjykata la Berishën në arrest shtëpie, Noka: Ditë e zezë për drejtësinë e kapur nga Rama dhe Soros

Shkruar nga Pamfleti

Gjykata la Berishën në arrest shtëpie, Noka: Ditë e

Për Flamur Nokën sot ishte një ditë e zezë pasi drejtësia vendosi që ish-kryeministri Sali Berisha të qëndrojë në arrest shtëpie.

Sipas tij drejtësia e re po dëshmon me vendimet e saj se po vepron mbi bazë të padrejtësisë.

Duke folur në tubimin qytetar tek ‘Rruga e Shpresës’, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, tha se kjo drejtësi është një batalion pushkatimi në duart e Edi Ramës.

“Sot ishte një nga ditët më të errëta në 33 vjet, sepse sot e gjithë drejtësia tregoi se nuk është drejtësi, por një batalion i pushkatimit politik në duart e Edi Ramës.

Sot, shqiptarët panë se si kanë vepruar dhe po veprojnë të gjitha segmentet e të famshmes drejtësi të re, njëlloj si dikur drejtoritë e Sigurimit të Shtetit. Dumani sot është hanxhari i Edi Ramës për armiqtë e PD dhe të regjimit të hajdutëve”, ka thënë Noka në fjalën e tij.

Ai ka vijuar akuzat e tij ndaj mazhorancës duke thënë se po vjedh e po shkatërron si dhe po shpopullon Shqipërinë. Ipas Nokës kjo e gjitha është pjesë e një skenari nëpërmjet të cilit kryeministri Rama po kërkon të asgjësojë opozitën.

“Por ne jemi njerëz të lirë, ne jemi njerëz që kemi guxuar dhe kemi rrëzuar regjime. Ndaj jemi sot këtu për të guxuar, jemi sot këtu për të luftuar, jemi sot këtu për të demonstruar atë që Edi Rama e ka tmerr, betejën për lirinë, betejën për votën e lirë, betejën për demokraci ne nuk e lëshojmë. Janë beteja që sado të përpiqet Edi Rama, ne do i fitojmë”, është shprehur Noka.

Në vazhdën e akuzave Flamur Noka tha se Edi Rama dhe George Soros kanë kapur drejtësinë, që të vjedhin, që të shkatërrojnë, që të shpopullojnë Shqipërinë dhe që të eliminojnë opozitën duke burgosur liderin e saj.

flamur noka sali berisha arrest shtepie

Lini një Përgjigje