Pedagogu Ermal Hasimja ishte një prej emrave më të përfolur dhe të lakuar nga radhët e opozitës, si kandidat potencial për zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë e Tiranës, të cilat do të mbahen më 9 nëntor.
Të gjithë prisnin që kreu i opozitës Sali Berisha të shprehte publikisht mbështetjen për kandidatin e pavarur, Ermal Hasimja, por nuk ndodhi kështu. Berisha tha emrin e Florian Binajt, një emër mjaft i njohur për publikun.
Në emisionin “Opinion”, Hasimja pranon qëndrimin e opozitës, duke shtuar se tashmë gara për të nuk ka më asnjë kuptim
Megjithatë ai shton se mbështet plotësisht kandidatin “që i zuri vendin”, Florian Binajn.
"Është e qartë nuk ka kuptimi gara për mua. Unë futa në një proces, e cila ishte e qartë që do të shqyrtoheshin kandidatura të mundshme. Gjëja më normale që mund të ndodhë është që partitë që u futën në këto bisedime, të zgjedhin një kandidat, mbi të drejtën e tyre legjitime, mbi kriteret e tyre dhe natyrisht do të zgjidhet një kandidat dhe kandidatët e tjerë nuk kanë se çfarë të thonë, e vetmja gjë që mund të bëjnë është që të mbështesin pastaj kandidatin përzgjedhës, për aq kohë sa ai i plotëson kushtet. Për këtë gjë nuk ka asnjë lloj dyshimi.
Unë e mbështes plotësisht zotin Binaj, me shumë kënaqësi madje dhe shpresoj që të bëjë një fushatë të shkëlqyer dhe shpresoj që të sjellë një lloj risie në këtë ambient depresiv. Mbështetja e kandidatëve të pavarur, ishte një operacion që dukej si i organizuar për rritur vëmendjen ndaj kandidatëve të mundshëm. Imagjinoni sikur PD të kishte dalë në një deklaratë për shtyp dhe të kishte thënë që propozojmë këtë kandidat që është i pavarur, apartiak, nuk do të kishte qenë i njëjti efekt.", tha Ermal Hasimja.
Lini një Përgjigje