TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Tetor 2025, 20:10

“Një ndër gjyqtarët më model që ka pasur Shkodra”, Dogjani: Vrasja e Astrit Kalasë mund të ishte parandaluar

Shkruar nga Pamfleti

“Një ndër gjyqtarët më model që ka pasur

Ish-deputeti Asllan Dogjani ka deklaruar se vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja në Gjykatën e Apelit mund të ishte parandaluar.

Dogjani shprehet se policia ka qenë në dijeni të kërcënimeve të xhaxhait të autorit.

Është një ngjarje tepër e rëndë. Nuk ka ngjarje më të rëndë pas viteve ’90. Ky shtet i degraduar e ka çuar sistemin e drejtësisë në një ditë kur personat në konflikt arrijnë të qëllojnë gjyqtarin në sallën e gjyqit.

Ai ka qenë një ndër gjyqtarët më model që ka pasur Shkodra. Kur e mora vesh dje ishte një tronditje e madhe. Kur sheh sesi në objektin më të rëndësishëm të vendit, më të sigurtin, arrin të vijë dikush me armë brez e të futet. Ishte një ngjarje e paralajmëruar. Ku është policia e shtetit? Informacioni i shkon asaj përmes të gjitha kanaleve. Kjo ishte një ngjarje e parandalueshme.

Pse paguhen gjithë këta punonjës policie? Policët i përdorin për interesat e tyre drejtuesit për të marrë vota.”-tha Dogjani.

Lini një Përgjigje