TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Tetor 2025, 18:33

Zgjedhjet e pjesshme, kush është deputetja që Rama i besoi Bashkinë e Vlorës

Shkruar nga Pamfleti

 

Zgjedhjet e pjesshme, kush është deputetja që Rama i besoi
Brunilda Mersini

Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Partisë Socialiste janë zyrtarizuar emrat e kandidatëve për zgjedhjet e pjesshme lokale në 6 bashki të vendit.

Brunilda Mersini do të jetë kandidatja e PS për Bashkinë e Vlorës.

Ajo lë mandatin e deputetes në Kuvend dhe garon për drejtimin e bashkisë së Vlorës.

Me këtë vendim, Edi Rama ka surprizuar pasi flitej se do të garonte nënkryetarin aktual të Bashkisë, Elis Halilin. 

Mersinit i zgjati shumë pak mandati i deputetes, 1 muaj.

Në Kuvend, karrigen e saj e merr Briseida Cakerri.

Mbledhja e sotme e Kryesisë së PS, që nisi në orën 18:00, zgjati vetëm 20 minuta.

6 bashki të vendit do të shkojnë në zgjedhje të parakohshme më 9 nëntor.

Interesant është fakti se që nga 1912, në Vlorë ka pasur 24 kryetarë bashkie, të gjithë burra, e kjo është hera e parë që i besohet gara për drejtimin e këtij qyteti një zonje.

1 Komente

  1. E
    Engjell

    Esht intelektuale e formuar. RESPEKTE

    Lini një Përgjigje