
Binaj, i njohur për imitimet e çuditshme të kryeministrit socialist Edi Rama dhe paraqitjet e tij në televizion, u mbështet shpenjt nga Sali Berisha
Një ditë më parë, Partia Demokratike i dha mbështetje aktorit të humorit, Florian Binaj, për të kandiduar për Bashkinë e Tiranës, në zgjedhjet që do të mbahen në 9 nëntor. Binaj, diku pjesë e ‘Shqipëria Bëhet’ e drejtuar nga Adritik Lapaj, u distancua nga ky subjekt, ndërsa ishte prezent në disa nga lëvizjet e ndërmarra nga shoqëria civile, duke organizuar protesta.
Binaj sot mbështetet nga pothuajse të gjitha partitë opozitare, me përjashtim të ‘Mundësia’ të Agron Shehaj dhe ‘Lëvizja Bashkë’ të Arlind Qorit. Ky i fundit do të garojë në 9 nëntor për kryebashkiak, duke ripërsëritur kështu tentativën e 2023, kur garoi për të marrë drejtimin e Tiranës përballë Erion Veliajt dhe Belind Këlliçit, në atë kohë.
Përzgjedhja e Florian Binajt si kandidat për Tiranën duket se ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Politico në një artikull të saj e krahason aktorin e humorit me Zelenskyn, Presidentin ukrainas.
“Thirreni Zelensky shqiptar.
Satiriku i famshëm Florjan Binaj ka shpallur kandidaturën e tij për kryetar bashkie të Tiranës, i mbështetur nga kreu i Partisë Demokratike në opozitë, Sali Berisha.
Zgjedhjet e parakohshme do të mbahen më 9 nëntor në kryeqytetin e Shqipërisë, pasi ish-kryetari i bashkisë Erion Veliaj u shkarkua nga pozicioni i tij për shkak të burgosjes nën dyshimet për korrupsion dhe shpërdorim detyre, të cilat ai i mohon. Fituesi i garës do ta mbajë këtë pozicion për dy vjet deri në zgjedhjet e ardhshme lokale në të gjithë vendin”, shkruan Politico.
Në vijim theksohet se Binaj, i njohur për imitimet e çuditshme të kryeministrit socialist Edi Rama dhe paraqitjet e tij në televizion, njoftoi qëllimin e tij për të kandiduar për këtë post të shtunën.
“Kam vendosur të shpall kandidaturën time për Kryetar Bashkie të Tiranës… Besoj se kontributi im do të shërbejë, edhe pse gjysmë mandati, për shpresën dhe unitetin, për të përmirësuar jetën e të gjithë banorëve të kryeqytetit”, shkroi ai në një postim në Facebook .
Njoftimi u mbështet shpejt nga Berisha, i cili vetë përballet me probleme ligjore. Ai njoftoi të hënën se të gjithë votuesit dhe partitë e opozitës duhet të mbështesin kandidaturën e komedianit, me Partinë e tij Demokratike të qendrës së djathtë që kryeson thirrjen.
Berisha i tha Politico-s se “Florjan Binaj është një aktivist social i guximshëm, një avokat i guximshëm i kauzave të qytetarëve, veçanërisht kundër korrupsionit si në ekranin televiziv ashtu edhe jashtë tij, dhe një komunikues i jashtëzakonshëm. Ai mishëron pikërisht atë që opozita shqiptare ka kërkuar: jo vetëm një mënyrë për të zgjeruar shtrirjen e saj, por edhe një përgjigje ndaj kërkesës në rritje për profile publike të pastra, rinore dhe urbane.”
Kandidatura e Binajt ka tërhequr krahasime me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy, i cili ishte një aktor dhe komedian i suksesshëm përpara se të hynte në politikë. Por jo të gjithë janë të bindur se Binaj ka atë që duhet për të drejtuar buxhetin vjetor prej 250 milionë eurosh të kryeqytetit, me komentatorët vendas që kritikojnë mungesën e tij të përvojës administrative.
“Këtu po flasim për administrimin e një qyteti, jo për shfaqje kabareje”, tha të hënën në një televizion lokal analisti dhe ish-politikani i Partisë Demokratike Edvin Kulluri.
Binaj do të përballet me kandidaten e Partisë Socialiste në pushtet dhe ish-ministren e arsimit, Ogerta Manastirliu.
Partia Socialiste, e cila sapo ka filluar mandatin e saj të katërt në qeverinë kombëtare, aktualisht mban 54 nga 61 Bashkitë e vendit.
Binaj nuk iu përgjigj kërkesës së Politico-s për koment.
E provuam nje gastor ne Erseke beri verem veshet dhe hunden dhe morri ca pare nga tenderat dhe eshte ne SPAK
Keshtu siq jemi katamdis si komb,per nje tralala per tallava na mungonte!!!
Nuk janë të re njëjtit prodhim . Ky "gaztori" juaj i Ersekës , nuk i vjen as tek maja e k...t Florian Binaj . Gaztori juaj ishte gaztor rural dhe pa ndërgjegje . Ky që po hyn në lojë sot , është një djalë me shumë integritet, urban dhe që ka ditur që të pozicionohet edhe kur është dashur që të marrë kosto !