
Kreu i PD, Sali Berisha gjatë konferencës për mediat, u ndal edhe tek përgjimet e grupit të “Rrumit të Shijakut” për çështjen e tjetërsimit të pronave, ku ndër të tjera gjatë bisedave ata thonë se “janë marrë vesh me të gjatin”.
Sipas Berishës “i gjati” është kryeministri Rama dhe nuk mund të jetë Erion Braçe.
“Me këtë kod janë dënuar me burgim përjetë dhjetëra që i ka liruar Edi Rama mbrapa. I ka liruar ai i gjati, e dëgjuat të Rumin që thoshte me atë të gjatin jemi marrë vesh.
Kush është ai i gjati? Erion Braçe është ai i gjati? Më thoni pak se mediat heshtën, nuk dolën me tituj: kryeministri në marrëveshje me Rumin. Jo, jo. Kjo është hipokrizi, ky është tmerr. Është të shfrytëzosh vrasjen e një gjykatësi, të vrasësh për së dyti në këtë mënyrë. Shkoi ai, u fut, ia numëroi sa dha vendimin”, tha Sali Berisha.
Lini një Përgjigje