TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Tetor 2025, 18:14

PS zyrtarizon kandidatët për zgjedhjet e 9 nëntorit, Rama “shpërblen” ish-kreun e Gardës; një deputete për Vlorën

Shkruar nga Pamfleti
PS zyrtarizon kandidatët për zgjedhjet e 9 nëntorit, Rama
Mbledhja e Kryesisë së PS & Gramoz Sako dhe Brunilda Mersini

Ja emrat me të cilët PS garon në zgjedhjet e 9 nëntorit...

Partia Socialiste ka zyrtarizuar kandidatët për zgjedhjet e pjesshme në 6 bashkitë e vendit. Teksa për Tiranën ishte zyrtarizuar Ogerta Manastirliu, në 5 bashkitë e tjera u vendos në mbledhjen e Kryesisë.

Pas mbledhjes, drejtuesit e qarqeve zbuluan emrat e kandidatëve. Mirela Kumbaro ishte ajo që njoftoi se Gramoz Sako do të jetë kandidat për Bashkinë e Tepelenës. Ai ka qenë ish-drejtues i Gardës së Republikës, por dha dorëheqjen një vit më parë.

Blendi Klosi ishte ai që njoftoi se në Mat do të kandidojë Altin Bojni. Ndërsa për Beratin emrin e njoftoi ish-kryetari Ervin Demo. Sipas tij, kandidat është Ervin Ceca.

Në Vlorë, kandidate do të jetë Brunilda Mersini, e cila u zgjodh deputete më 11 maj. Në Cërrik, PS do të kandidojë Florenc Dokën.

Nga emrat në fjalë, surprizë ishte Vlora. Në bashkitë e tjera u zgjodhën emrat që përfliteshin, ndërsa në qytetin bregdetar Rama vendosi të dërgojë dikë të besuar. Mersini ishte kandidate më 11 maj dhe u zgjodh deputete. Ajo është mjeke obstetër-gjinekologe. Ajo gjithashtu ka kryer studime dhe kualifikime jashtë vendit.

Edhe kandidimi i Gramoz Sakos ishte disi i habitshëm. Vëllai i tij është marrë në pyetje nga SPAK para se ai të jepte dorëheqjen nga Garda. Madje ka pasur akuza se ka dalë te përgjimet e Sky ECC. Por Rama i ka besuar një tjetër rol. Tani mbetet të shohim se cilët do të jenë kandidatët e opozitës. 

Kandidatët e PS

Bashkia Tiranë- Ogerta Manastirliu

Bashki Mat- Altin Bojni

Bashkia Berat- Ervin Ceca

Bashkia Vlorë- Brunilda Mersini

Bashkia Cërrik- Florenc Doka

Bashkia Tepelenë- Gramoz Sako

1 Komente

  1. R
    R

    Po ai inxhinjeri i Vlores vajti per lesh????

    Lini një Përgjigje