
Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi, ka reaguar pas ngjarjes tragjike në Gjykatën e Apelit, ku gjyqtari Astrit Kalaja u vra gjatë ushtrimit të detyrës.
Bylykbashi tha se kjo ngjarje është një alarm i fortë për gjendjen e sistemit të drejtësisë dhe perceptimin që qytetarët kanë ndaj tij.
Sipas Bylykbashit, në shoqëri është krijuar mllef i rrezikshëm ndaj gjyqtarëve dhe magjistratëve, i cili, pavarësisht shkaqeve, është krejtësisht i papranueshëm.
Deputeti theksoi se ky mllef është shndërruar në forma të rënda reagimi publik, që në disa raste shkojnë deri te vetëgjyqësia, që sipas tij, përbën rrezik për rendin moral dhe shoqëror.
“Ka një mllef të tmerrshëm mbi gjyqtarët, mbi magjistratët që është i papranueshëm. Nuk po flasim për kritiken, por edhe në formën e mallkimeve janë krejtësisht të papranueshëm. Në themel, ato kontekstohen te fjala, është vetëgjyqësia ajo që del në pah dhe një nga gjërat më të papranueshme, jo të ligjit, por të moralit të shoqërisë”, u shpreh Bylykbashi.
Ai shtoi se ky reagim vjen si pasojë e mungesës së drejtësisë ndër vite, pasi qytetarët kanë perceptuar padrejtësinë si një realitet të vazhdueshëm.
Sipas deputetit, kjo gjendje e rëndë ka bërë që njerëzit të ndihen të lodhur dhe të zhgënjyer, por kjo nuk mund të shërbejë si justifikim për akte të rënda si vrasja e një gjyqtari.
“Padrejtësia është një gjë, mungesa e drejtësisë është një gjë tjetër. Njerëzve u ka ardhur shpirti në majë të hundës, por kjo nuk justifikon vrasjen. Edhe sikur vendimi më i gabuar të ishte, vrasja është diçka e patolerueshme. Organet duhet me shpejtësi të bëjnë drejtësi në maksimumin e vet”, theksoi ai.
Bylykbashi kërkoi që kjo ngjarje të shërbejë si një pikë reflektimi, jo vetëm për qytetarët, por edhe për klasën politike, e cila ka kontribuar në degradimin e perceptimit publik ndaj drejtësisë.
“Duhet të jetë një pikë kthese për shumë veta, edhe për politikanët që flasin, nuk lënë studio pa folur e pa bërë deklarata, pa bërë postime. Duhet të ndalen një moment dhe të mendojnë: si erdhëm deri këtu?. Me reformën në drejtësi nuk u reformuan ligjet proceduriale për të funksionuar gjykatat më shpejt. U ndryshuan njerëzit, u hoqën drejtuesit e sistemit, e më pas gjyqtarët e prokurorët. Ishte histori kapjeje mes individësh, jo për ta bërë më të thjeshtë çështjen”, tha Bylykbashi për “Syri Tv”.
Do varur baba jot politik se gjithe zamallaine e prona e beri 7501 i famshem qe i la pronaret dyerve te gjykatave.
As edhe nje njeriu sja uroj vrasjen cilido qoct ai as atyre 12000 mij njerezve qe kan vrar per prona Ne fakt esht e turpeshme. Zot na ruaj nga e liga