TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Tetor 2025, 19:19

CV-të/ Kush janë kandidatët e PS në 6 bashkitë e vendit? Nga arsimi, te karriera profesionale

Shkruar nga Pamfleti

CV-të/ Kush janë kandidatët e PS në 6 bashkitë e

Partia Socialiste ka zyrtarizuar 6 kandidatët e saj për zgjedhjet e 6 nëntorit. Emrat u finalizuar në Kryesinë e PS, ku surpriza pati vetëm Vlora dhe Tepelena. “Pamfleti” po sjell më poshtë CV-të e 6 kandidatëve.

Kandidatët e PS

Bashkia Tiranë- Ogerta Manastirliu u lind në Tiranë më 31 dhjetor 1978. Kreu studimet në Fakultetin e Shkencave të Natyrës në Universitetin e Tiranës, ku ka marrë edhe titullin "Master në Shkencë" në degën e Kimisë së Përgjithshme.

CV-të/ Kush janë kandidatët e PS në 6 bashkitë e
Manastirliu

Gjatë viteve 2005-2011, ka drejtuar Drejtorinë e Strehimit dhe Sherbimit Social. Në periudhën 2011-2013, ajo është angazhuar si eksperte për menaxhimin dhe koordinimin e politikave sociale dhe burimeve njerëzore për organizata të ndryshme kombëtare dhe ndërkombetare, si UNFPA, Friedrich Ebert Stiftung, etj. Prej shtatorit 2013 deri në mars 2017 drejtoi QSUT. 

Ka mbajtur postin e Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në periudhën 2017- 2023. Shtator 2023-shtator 2025 mbajti postin e Ministres së Arsimit dhe Sportit. Aktualisht deputete.

CV-të/ Kush janë kandidatët e PS në 6 bashkitë e
Altin Bojni

Bashkia e Matit/ Altin Bojni është me profesion financiar dhe aktualisht mban postin e drejtorit të Shëndetit Publik. Më herët ka mbajtur postin e drejtorit të Postës dhe drejtorit të burgut të Burrelit.

CV-të/ Kush janë kandidatët e PS në 6 bashkitë e
Ervin Ceca

Bashkia Berat/ Ervin Ceca ka mbarur studimet në Universitetin e Padovas në Itali, dega Ekonomi Ndërkombetarë. Ai ka punur në sektorin bankar, në dis banka të nivelit të dytë në vend. Aktualisht kryetar i komanduar i kësaj bashkie detyrë të cilën e ka marrë më 13 mars pas dorëheqjes së Ervin Demos.

CV-të/ Kush janë kandidatët e PS në 6 bashkitë e
Brunilda Mersini

Bashkia Vlorë/ Brunilda Mersini ka studiuar për mjekësi. Ka një eskperiencë të gjatë si mjeke obstetër gjinekolog. Ka qenë drejtoreshë spitali në Vlorë.  

Bashkia Cërrik/ Florenc Doka është diplomuar në Drejtësi, në vitin 1999 duke marrë titullin jurist, si dhe në vitin 2008 me titullin avokat. Në vitin 2001 nis karrierën në Administratën Publike si jurist, Drejtor Juridik, si dhe zv/kryetar i Bashkisë Cërrik. Karriera e tij vazhdon në institucione qëndrore si jurist në Drejtorinë Rajonale të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, etj.

CV-të/ Kush janë kandidatët e PS në 6 bashkitë e
Florenc Doka

Në vitet 2012-2014, ai bëhet pjesë e sistemit të burgjeve dhe emërohet përgjegjës i sektorit ligjor dhe çështjeve sociale në IEVP Elbasan. Gjatë 7 viteve të fundit ka mbajtur pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm në Bashkinë Cërrik.

CV-të/ Kush janë kandidatët e PS në 6 bashkitë e
Gramos Sako

Bashkia Tepelenë- Gramos Sako është lindur në Tepelenë, më 19 Janar 1971. Gati 10 vite ka ushtruar detyrën e Komandantit të Gardës së Republikës, deris u dohoq në vitin 2024. Në vitin 2009 zhvilloi karrierën në sektorin privat si menaxher projektesh. /Pamfleti

 

Lini një Përgjigje