
Kreu i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, i pyetur për sistemin zgjedhor në Shqipëri, shprehet se parapëlqen sistemin mazhoritar.
Sipas tij, ky sistem me të cilën u zhvilluan zgjedhjet në vitet 2001 dhe 2005 siguron qeveri të qëndrueshme dhe pluralizëm për partitë e reja
“Nuk ka një sistem zgjedhor të mirë apo për keq. Nisur nga realiteti politik unë personalisht parapëlqej sistemin mazhoritar por kjo s’do të thotë se ky është më i mirë për Shqipërinë, sistemi i 2001 dhe 2005 ishte më i mirë, siguronte qeveri më të qëndrueshëm dhe pluralizëm të përfaqësimit në Kuvend dhe të partive të vogla të cilët në sistemin mazhoritar nuk kanë mundësi të marrin deputet”, tha Celibashi në emisionin “Log.”.
Qëndrimi i Kryekomisionerit Shtetëror për Zgjedhjet vjen në një kohë kur Kuvendi pritet të zyrtarizojë ngritjen e një Komisioni të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, por të paktën nga deklaratat publike, asnjë nga palët politike, nuk synon ndryshimin e sistemit zgjedhor.
Lini një Përgjigje