Partia Socialiste ka mbledhur dje Kryesinë, për të vendosuri emrat e 6 kandidatëve të saj për bashkitë që do të shkojnë në zgjedhje të pjesshme në 9 nëntor.
Pas mbledhjes, Ogerta Manastirliu u konfirmua kandidate e PS për Bashkinë Tiranë.
Si rezultat i zgjedhjeve të 11 majit vendin e Manastirliut në Parlament do ta zërë Blerina Gjylameti, një emër i njohur kjo në radhët e socialistëve dhe me një përvojë të gjatë në Parlamentin e Shqipërisë.
Në zgjedhjet parlamentare ajo arriti të grumbullonte 6167 vota dhe rikthimi i saj në Kuvend vjen në kuadër të zbatimit të kuotave gjinore dhe ruajtjes së balancës përfaqësuese në Kuvend.
Lini një Përgjigje