TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Qershor 2024, 11:50

"Jeni parlament i narko shtetit!"/ Noka nuk përmbahet në Kuvend, përplaset me gardistin dhe i merr mikrofonin Nasip Naços

Shkruar nga Pamfleti
"Jeni parlament i narko shtetit!"/ Noka nuk përmbahet në
Naço dhe Noka në Kuvend

Flamur Noka nuk ka lejuar deputetin socialist Nasip Naço që të mabjë fjalën në Kuvend. Noka i mori mikrofonin, ndërsa u përplas edhe me gardistin.

“Jeni parlament i narko shtetit”, tha Noka.

Ndërkohë Noka u përjashtua nga seanca, sipas kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, për shkak të fjalorit të pahijshëm që përdori në seancë.

“Po më kërcënon? Po kërcënon kryetaren e Kuvendit? Turp të të vijë, je dhe burrë malësor”, iu drejtua Nikolla-Nokës, teksa ky i fundit dhe deputetë të tjerë të opozitës kishin bllokuar foltoren e Kuvendit.

Sherri nisi që nisje të seancës, pasi deputetët e opozitës kërkuan mocion me debat me Kryeministrin Edi Rama, si dhe regjistrimin e Sali Berishës si deputet i grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Nikolla i hodhi poshtë pretendimet e opozitës, çka solli edhe reagimin e tyre.

Për shkak të protestave të deputetëve seanca u ndërpre për herë të dytë, për të rifilluar disa minuta më vonë.

 

nasip naço noka kuvend

Lini një Përgjigje