TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Qershor 2024, 11:19

Tensionet jashtë Kuvendit/ Policia gati gazin lotsjellës dhe autobotin me ujë, pritet shpërndarja e protestuesve

Shkruar nga Pamfleti

Tensionet jashtë Kuvendit/ Policia gati gazin lotsjellës dhe autobotin

Tensionet dhe përplasjet para parlamentit mes protestuesve dhe policisë ka detyruar këtë të fundit që të marrë masa për shpërndarjen e qytetarëve.

Në një kohë që brenda parlamentit kishte tensione mes deputetëve të PD dhe kryetares së Parlamentit, jashtë qytetarët u përplasen me policinë.

Protestuesit kanë tentuar që të çajnë kordonin e policisë për t’iu drejtuar Kuvendit, por nuk janë lejuar nga policia.

Ndërkohë në drejtim të efektivëve janë hedhur pjeshkë nga protestueset, ndërsa janë djegur edhe goma.

 

Lini një Përgjigje