Turma përplaset me policinë, kërkojnë të hyjnë në ambientet e Kuvendit.
Situata jashtë Parlamentit ka agravuar në tensione, ku protestuesit kanë hedhur gurë në drejtim të policëve.
Uniformat blu po qëndrojnë në hyrje të Kuvendit, ndërkohë protestuesit e opozitës i kanë shtyrë.
Në ambientet e jashtme po vijon djegia e gomave dhe hedhjen e molotovëve drejt policisë.
Parlamenti është përfshirë nga tensione në seancën e kësaj të enjteje (6 Qershor 2024) teksa deputetët e PD kërkojnë përfshirjen e Sali Berishës në grupin parlamentar. Kërkesa u refuzua nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla me argumentimin se Berisha është përjashtuar me vendim partie dhe nuk mund të futet me vendim grupi. Ndërkohë, jashtë Parlamentit, opozita ka organizuar protestë.
Lini një Përgjigje