TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Qershor 2024, 10:50

Sherri në Kuvend, Lindita Nikolla përjashton Flamur Nokën: Je dhe burrë malësor ti, turp të kesh!

Shkruar nga Pamfleti
Sherri në Kuvend, Lindita Nikolla përjashton Flamur Nokën: Je dhe
Tensionet në Kuvend

Kryetarja Lindita Nikolla ka përjashtuar nga seanca plenare Flamur Nokën, pasi disa herë iu tërhoqi vëmendjen dhe e paralajmëroi.

Seanca plenare në Kuvend nisi me tensione, pasi opozita kërkon rikthimin e Berishës në grupin e PD.

Sherri në Kuvend, Lindita Nikolla përjashton Flamur Nokën: Je dhe

Flamur Noka kërkonte fjalën dhe u çua në Foltore duke e bllokuar. Nikolla i kërkoi të ulet në vend dhe pas agravimit të situatës, kryeparlamentarja ndërpreu seancën për 5 minuta pushim.

“Po më kërcënon? Të të vij zor. Turp të kesh. Je dhe burrë malësor ti, turp të kesh. Të të vij zor nga vetja”, iu drejtua Nikolla-Nokës.

Debati në Kuvend:

Nikolla: Zoti Noka jeni i përjashtuar nga seanca për gjuhë të pahijshme që përdorni. Turp të kesh, të të vijë zor nga vetja.

Spiropali: Më mirë është të dilni jashtë të gjithë sepsse shtoni dhe numrin e protestuesve jashtë. Këtu jeni shumë pak dhe këtë po ua them me dashëmirësinë e një njeriu që ot kërkon të vijojë seanca normalisht. Nëse nuk doni të vijoni seancën mund ta mbytllim këtë seancë dhe të kalojmë në votim, si të doni.

Nikolla: Ti mua nuk më kërcënon dot dhe as nuk më intimidon dot. Je i përjashtuar nga seanca, boll se e tepruat.

Parlamenti ditën e sotme është përfshirë nga tensione në seancën e kësaj të enjteje teksa deputetët e PD kërkojnë përfshirjen e Sali Berishës në grupin parlamentar.

Kërkesa u refuzua nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla me argumentimin se Berisha është përjashtuar me vendim partie dhe nuk mund të futet me vendim grupi. 

Ndërkohë, jashtë Parlamentit, opozita ka organizuar protestë.

lindita nikolla flamur noka

Lini një Përgjigje