
Seanca e sotme është shoqëruar me tensione. Flamur Noka dhe deputetë të tjerë të Rithemelimit kanë bllokuar foltoren.
Seanca e sotme parlamentare është shoqëruar me tensione pasi kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla nuk pranoi kërkesën e Gazment Bardhit për të futur Sali Berishën në Grupin e PD-së.
Vendimi i saj është kundërshtuar nga deputetët demokratë, pjesë e grupit të ish-kryeministrit, duke e konsideruar si antikushtetues.
Por, Lindita Nikolla nuk është tërhequr nga vendimi i saj dhe deputetët e opozitës i janë drejtuar foltores.
Në sallë janë futur punonjësit e Gardës të cilët janë rreshtuar përpara mimistrave, ndërsa kryeparlamentarja ndërpreu seancën për 5 minuta.
"Ti je përfaqësuesi i një non grate. Uluni në vend që t’iu jap fjalën dhe vazhdoni me qetësi."-iu drejua Nikolla Nokës.
Ndërkohë jashtë Kuvendit militantët kanë nisur trazirat, duke i vënë flakën gomave duke i spërkatur me lëndë djegëse.


Kërkesa e Gazment Bardhit për mocion me debat për emisionin e RAI 3 për Shqipërinë, nuk është pranuar nga kryetarja Lindita Nikolla. Po ashtu Bardhi ka kërkuar futjen e Berishës në grup parlamentar.
Sot miratohet përbërja e dy komisioneve
Pavarësisht thirrjeve të opozitës për bojkot, mazhoranca është e vendosur për të çuar para dy komisionet, ‘Antikorrupsionin’ dhe ‘Dezinformimin’. Në seancën e sotme plenare, PS ka depozituar pr.vendimet me emrat e anëtarëve të Komisioneve, të cilët pritet të votohen sot vetëm me votat e mazhorancës.
Komisionit Anti-korrupsion, do të ketë11 anëtarë, 6 nga mazhoranca dhe 5 nga opozita. Anëtarët e këtij komisioni do të jenë kryetarët dhe zv.kryetarët e 4 komisioneve të përhershme parlamentare dhe ata të Këshillit të Integrimit Evropian. Drejtimin e këtij komisioni mazhoranca ia ka besuar Fatmir Xhafajt.
Ndërkohë, Komisioni i Dezinformimit do të drejtohet nga deputeti socialit Erion Braçe. Nga radhët e opozitës kanë konfirmuar pjesëmarrjen vetëm Mesila Doda dhe Fatmir Mediu, ndërsa 3 vendet e tjera të opozitës deri tani janë bosh.
Lini një Përgjigje