TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Qershor 2024, 10:22

Nis seanca plenare, militantët grumbullojnë goma jashtë Kuvendit

Shkruar nga Pamfleti

Nis seanca plenare, militantët grumbullojnë goma jashtë

Sapo ka nisur seanca plenare, ku pritet të votohen dhe ngritja e dy komisioneve, ai për dezinformimin dhe kundër korrupsionit.

Kuvendi parashikon të diskutojë 13 pika në rendin e ditës, mes të cilave 5 janë projektligje.

Ndërkohë, njëkohësisht me seancën plenare, ka nisur protesta e opozitës jashtë Kuvendit. Protestuesit kanë sjellë goma përpara Kuvendit.

Kujtojmë se protestuesit e PD-së kishin marrë goma me vete edhe në protestën e organizuar përpara Bashkisë së Tiranës, të cilat i dogjën përpara institucionit.

Përpos gomave, protestuesit kanë sjellë edhe vezë, portokalle, por edhe pankarta, ku shkruhet “Narko qeveri”.

 

Lini një Përgjigje