TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Qershor 2024, 10:25

Përballja me Ramën për Rai 3, Nikolla rrëzon kërkesën e Gazment Bardhit

Shkruar nga Pamfleti
Përballja me Ramën për Rai 3, Nikolla rrëzon
Gazment Bardhit

Kërkesa e Gazment Bardhit për mocion me debat për emisionin e RAI 3 për Shqipërinë, është rrëzuar nga kryetarja Lindita Nikolla.

'Së pari kur lexon njoftimet, të lutem lexoji nga fillimi në fund. Duhen lexuar me korrektësi, ajo shkresa 2164 protokoll ka dhe një pikë zonja kryetare që ju e anashkaluat.', tha Bardhi.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e konsideroi punën e gazetarëve të RAI TRE pa asnjë vlerë juridike dhe pa asnjë bazë faktike, përkundrejt skandaleve që u raportuan në materialin e REPORT. Sipas Ramës, puna e gazetarëve italianë i ngjante një dosjeje të Sigurimit të shtetit, e ndërtuar mbi thashetheme dhe deklarata të paverifikuara.

Rama mohoi dëshminë e Arben Ahmetajt, si “person i shpallur në kërkim ndërkombëtar”, sulmoi Sali Berishën për “arrestin e shtëpisë nga SPAK” dhe përgënjeshtroi Fatos Lubonjën si një “veteran në gjysëm të vërtetat kundër tij”. Vetë u mburr se i doli përballë pyetjeve të gazetarëve italianë dhe nuk iu fsheh ballafaqimit në një intervistë, që e transmetoi të pacensuruar.

përballja me ramën për rai 3 bardhi

Lini një Përgjigje