TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Qershor 2024, 07:41

Emigrantët në Shëngjin, ish-deputeti: Dy rreziqet që i kanosen Shqipërisë

Shkruar nga Pamfleti

Emigrantët në Shëngjin, ish-deputeti: Dy rreziqet që i

Ish-funksionari i Partisë Demokratike, Gert Bogdani, është shprehur se popullsia shqiptare rrezikon nga vendosja e emigrantëve afrikanë në Shëngjin.

Komentet Bogdani i bëri në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ku tha se kampi i emigrantëve është shumë pranë pallateve të banimit në Shëngjin.

Bogdani tha gjithashtu se ardhja e këtyre emigrantëve në Shqipëri është frymëmarrje edhe për trafikantët dhe shtoi se një pjesë e tyre do të ngelen përgjithmonë në vendin tonë.

“Kjo gjë nuk është e ligjshme për BE, sepse shkel të drejtat e njeriut. Shqipëria kthehet në vend të botës së tretë, e largon nga BE. E kthen në kamp përqëndrimi për emigrantët. E dyta siguria. Shqipëria është rrugë kalimi për emigrantët që vijnë nga Afrika.

Kjo i jep më shumë frymëmarrje trafikantëve. Patjetër që do të dalin nga kampi. Pse çfarë ndodh në Itali sot. Patjetër që do të dalin. Janë 39 mijë vetë. I ke rrugëve të qyteteve. Ka dy rreziqe. E para për trafikimin drejt vendeve të BE dhe e dyta për sigurinë e popullatës shqiptare. Kampet janë ngjitur me pallatet e banuara të Shëngjinit.

Janë komshi me banorët apo turistët e Shëngjinit. Afrikanët që nuk do procedohen dot nga autoritetet italiane do të ngelen këtu si afganët, por nuk do të jenë 350 vetë, por me mijëra”, tha Bogdani.

emigrantët në shëngjin ish-deputeti dy rreziqet shqiperi

Lini një Përgjigje