TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Qershor 2024, 22:20

Ardhja e Melonit në Shqipëri, Abilekaj: Po bën fushatë me Ramën!

Shkruar nga Pamfleti

Ardhja e Melonit në Shqipëri, Abilekaj: Po bën fushatë me

Analisti Enton Abilelkaj tha se ardhja e kryeministres italiane Georgia Meloni në Lezhë ishte për fushatë elektorale, për të mbrojtur veten dhe Edi Ramën.

I ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, Abilekaj deklaroi se Meloni nuk tha asnjë detaj më shumë se sa përmban marrëveshja dhe që janë gjëra tashmë të ditura.

E ka bërë për fushatë elektorale, për të mbrojtur veten dhe Edi Ramën, ne i dimë kushtet e marrëveshjes, detajet si do trajtohen emigrantët. Nuk dhanë asgjë më shumë se sa përmban marrëveshja. Ishte një vizitë për fushatë elektorale që ja dhuroi kryeministri i Shqipërisë një kryeministreje italiane. Rama jep integritet territorial për të marrë interesat e veta. Nga 2014 deri sot Shqipëria nuk ka bërë asnjë hap para pavarësisht miqësive personale që krijon Rama me liderët evropianë. Është vetëm një koncesion që ai shkëmben interesat e Shqipërisë për interesat e veta personale”, tha Abilekaj.

Lini një Përgjigje