TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Qershor 2024, 20:34

Shqipëria “narkoshtet”? Ferdinand Dervishi: Që nga 2013 qeveria bashkëpunon me krimin!

Shkruar nga Pamfleti

Shqipëria “narkoshtet”? Ferdinand Dervishi: Që nga 2013

Gazetari Ferdinand Dervishi deklaroi në podkastin “Të Pashoq” në kanalin në Youtube të Pamfletit, deklaroi se qeveri shqiptare ka që nga viti 2013 që bashkëpunon me krimin.

Dervishi tha se kjo vërtetohet nga tenderët të cilët sipas tij në disa qytete duken hapur se merren nga të fortët.

Pjesë nga intervista:

Sipas jush, mund të thuhet që tani më është fakt që kjo qeveri bashkëpunon me krimin?

Dervishi: Që nga 2013. Për mendimin tim, me plan me laps, që nga 2013 sepse ne shohim aktualisht në qytete të ndryshme, të vendit, ku janë më të lexueshme dhe më të thjeshta se kujt i shkojnë tenderët publik. Se kur ai krye bashkiaku s’ia jep ai i forti i shkon në zyrë dhe i fut një dru. Kjo është ajo që po shohim. Ne shohim dhe kjo është e dukshme. U kap një zyrtare e shtetit dhe u fut në burgun e SPAK sepse te një tender diku 900 mijë euro kishte marrë për vete pjesën ryshfetit, korrupsionin, në shumën 300 e ca mijë euro që i bie 30-40 për qind. Atëherë çfarë ndodh, në rrethe kjo shifër është 50 për qind. Pra nëse një biznesmen merr për të bërë një punë publike, në rrethe shkon deri në 50 për qind, deputeti ose personi që e kontrollon i thotë më jep mua 50 për qind dhe ik bëje atë ndërtim. Po a bëhet ai projekt me gjysmën e shifrës ai ndërtim? Nuk bëhet. Çfarë ndodh e merr një i fortë sepse të tjerët e shohin se s’ka fitim tek ai tenderi dhe ç’bën ai i forti, i thotë x personi të njohur që shet tulla që t’ia japi tullat pa lekë dhe ja jep, dhe ai tjetri ja jep pa lekë, e kështu me radhë. Kështu pasi ai mbaron i mbeten shumë pak fitim dhe shikon që s’ka lekë ti paguaj ato biznese që e ndihmuan dhe mbeten pa paguar, kështu futet dhe sherri për shkak të korrupsionit.

Lini një Përgjigje