
Ceno Klosi është emëruar zëvendësministër pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.
Një ditë më parë ai u largua nga posti i drejtorit të Tatimeve. Ende nuk dihen arsyet e dorëheqjes, teksa flitet se lidhet dhe me hetimet që po zhvillon SPAK.
Ceno Klosi është diplomuar për Ekonomi – Financë në Universitetin e Tiranës dhe më pas ka pasur një eksperiencë prej 14 vitesh në sistemin bankar duke mbajtur disa pozicione drejtuese.
Prej vitit 2015 ai është bërë pjesë e Administratës Publike, duke mbajtur për 7 vite detyrën e Drejtorit Ekonomik në OSHEE dhe më pas drejtues i AKUM.
Lini një Përgjigje