TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Qershor 2024, 17:45

Cilët janë sektorët e preferuar për pastrimin e parave të pista në Shqipëri!

Shkruar nga Pamfleti

Cilët janë sektorët e preferuar për pastrimin e parave

Pastrimi i parave vijon të mbetet një ndër krimet më të përhapura tek grupet kriminale shqiptare.

Në raportet e instituiconeve vendase dhe të huaja nënvizohet se ka një rritje të përdorimit të shoqërive tregtare, të cilat shërbejnë për të marrë dhe transferuar paratë e fituara nëpërmjet veprimtarive kriminale, duke i shpërndarë ato nëpërmjet investimeve dhe transaksioneve tregtare të rregullta.

Investimet në prona të luajtshme (mjete motorike, veshje luksi, ora të markave të shtrenjta, bizhuteri, etj) dhe pasuri të paluajtshme mbeten ende ndër format më të preferuara të pastrimit të parave, kryesisht në apartamente, ndërtesa, troje, njësi shërbimi etj qoftë në qytetin e Tiranës, por dhe në zonat turistike bregdetare.

Sektorë të tjerë të ekonomisë ku kryhet ky aktivitet i paligjshëm janë call-centerat, lojërat e fatit, tregtia dhe turizimi.

Sipas indeksit të Bazelit, në analizën vjetore të vitit 2023, në nivel global janë pastruar nga 900 në 1500 miliardë dollarë. Në rajonin e Ballkanit shifrat e pastrimit të parave llogariten nga 1.8 në 4.6 miliardë dollarë, ndërkohë që në Shqipëri shifrat raportohen të jenë nga 300 në 700 milionë dollarë.

Cilët janë sektorët e preferuar për pastrimin e parave

Vlerësimi i informalitetit në Shqipëri llogaritet në shifrat 25-30% sipas Komsiionit Evropian, ndërkohë që BERZH-i e përllogarit në 25-50%, Bamka Botërore dhe FMN-ja në 40% dhe Ernts@Young në shifrat rreth 22-40%.

Cilët janë sektorët e preferuar për pastrimin e parave

Burimi i parave të pista në Shqipëri vjen kryesisht nga aktivitetet kriminale, korrupsioni dhe mashtrimet nga taksat, për t’u pastruar më pas duke u injektuar në ekonomi përmes pasurive të patundshme, pasurive të tundshme dhe bizneseve./EuronewsAlbania

Cilët janë sektorët e preferuar për pastrimin e paraveCilët janë sektorët e preferuar për pastrimin e paraveCilët janë sektorët e preferuar për pastrimin e paraveCilët janë sektorët e preferuar për pastrimin e parave

Lini një Përgjigje