Irfan Hysenbelliu duket se ka prekur fundin. Edhe pse e mban veten si biznesmen i madh, në fakt është i zhytur deri në fund me borxhe e kredi. Por që pasi prishi raportet me Edi Ramën, duket se pasojat po i vuajnë gazetarët.
Mësohet se gazetarët e News 24 dhe Panorama prej katër muajsh nuk marrin pagat.
Edhe korrespodentet kanë shumë muaj pa paga dhe kanë paralajmëruar bojkot nëse nuk ju hidhen pagat.
Fanja edhe Gazeten Shqiptare e mbylli sepse nuk kishte financa, ndërkohë që Panorama TV po qëndron kot në transmetim sepse të gjithë gazetarët i kanë ikur.
Ndërkohë Aleksandër Çipa, kreu i Unionit të Gazetarëve që duhet të kërkojë të drejtat për ta, është emëruar në dhjetor Drejtor i Përgjithshëm i News24.
Irfan Hysenbelliu, prej kohësh është kthyer në shantazhues të institucioneve sepse nuk të paguajë taksat.
Për këtë ai arriti deri në pikën ku filloi përplasjen e bujshme me qeverinë Rama e cila kulmoi me shembjen e Prestige Resort në Durrës me 70 kg eksploziv.
Mediat e tij prej një viti ai përdor për luftë, duke sulmuar çdo institucion që kërkon të zbatohet ligji, apo shkon dhe kontrollon bizneset e tij për detyrime të papaguara dhe shkelje ligjore si në çdo biznes tjetër.
Po ashtu Irfan Hysnembelliu dhe Luan Bregasi kanë humbur edhe betejën disa vjeçare me punonjësit e Birrës Tirana, të cilët i kanë lënë pa paga dhe u kanë shkelur çdo të drejtë.
Ka mbi 4 vjet që “Pamfleti” është e vetmja media që flet mbi një odise të dhimbshme, dramatike, e një kalvar të një grupi punëtorësh të Birrës Tirana, që janë vazhdimisht nën presionin e shtetit dhe oligarkëve.
Ata janë në një betejë mbi 5 vjeçare me pronarët e tyre, të cilët e degraduan sot një nga gjigandët e industrisë ushqimore shqiptare./ Pamfleti
Lini një Përgjigje