
14 prokurorë të Republikës së Shqipërisë i janë nënshtruar mbrojtjes përgjatë vitit 2023 pas sulmeve apo kërcënimeve të mundshme. Këtë e pranoi Kryetari në detyrë i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Tartar Bazaj për Komisionin e Ligjeve që po
“Sa i përket Komisionit për Mbrojtjen e Prok, pranë këtij komisioni janë shqyrtuar 14 kërkesa për mbrojtje të vecantë apo zgjatjen e e afatit të mbrojtjes së veçantë të prokurorit, nga të cilat, ka miratuar 13 prej tyre”, deklaroi Tartar Bazaj, kryetar në detyrë i KLP.
Kërcënimeve nuk i kanë shpëtuar as prokurorët e SPAK, diçka që nuk u fsheh as nga drejtuesi i Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Tri javë më parë kryeprokurori Altin Dumani në raportimin e insistucionit të drejtuar prej tij tha se kërcënimet kanë ardhur nga krimi i organizuar.
KLP gjatë vitit 2023, ka marrë gjithësej 406 vendime ndërsa ka emëruar 26 prokurorë të rinj të dalë nga shkolla e magjistraturës.
Lini një Përgjigje