
Gazetari Artan Hoxha tha se ka njohur personalisht pjesën më të madhe të ‘kokave’ të krimit në vend. Në një intervistë për “Opinion” ai ndau dhe një detaj teksa u shpreh se në shumë raste i është dashur të negociojë jetën me ata që kishte përballë.
Hoxha shton se i është dashur edhe të konsumojë kafe me personazhe të botës së krimit.
Artan Hoxha: Në shumë raste më është dashur të negociojë jetën me ata që kisha përballë.
-Me bosët e krimit? Ti i ke njohur dhe personalisht një pjesë të tyre…
Artan Hoxha: Jo një pjesë, por pjesën më të madhe. Një pjesë e mirë e atyre që kanë ndërruar jetë. Madje njerëzit që më njohin nga afër e dinë që unë pi vetëm kafe turke. Se s’pi express kurrë, madje dhe në Kolumbi kam pirë kafe turke. Kur më pyesin pse pi, u them “kam qenë në aq shumë vaki sa kjo kafja turke tani…”
-Ti shkon dhe i përcjell?
Artan Hoxha: Patjetër!
Lini një Përgjigje