TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Qershor 2024, 07:40

Vranësira dhe temperatura deri në 33 gradë, njihuni me parashikimin e motit për sot

Shkruar nga Pamfleti

Vranësira dhe temperatura deri në 33 gradë, njihuni me

Kjo e mërkurë pritet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet të jetë me vranësira në pjesën e parë të ditës, të cilat pas orëve të mesditës gradualisht do t’ia lënë vendin kthjellimeve.

Era parashikohet të jetë nga veriperëndimi-perëndimi me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, e cila hera-herës fiton shpejtësi deri në 10m/sek, kryesisht përgjatë vijës bregdetare. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen në zonat malore 10 deri 30°C, në zonat e ulëta 12 deri 33°C dhe në zonat bregdetare 15 deri 31°C.

Lini një Përgjigje