TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Qershor 2024, 22:04

Investimi i "Rai 3", gazetari: Akuzat e Ahmetajt janë të rënda, SPAK të hetojë

Shkruar nga Pamfleti

Investimi i "Rai 3", gazetari: Akuzat e Ahmetajt janë të

Gazetari Jul Kasapi, teksa ka komentuar investigimin e “RAI 3”, tha se akuzat e Arben Ahmetajt janë të rënda.

Ai u shpreh se nuk është hera e parë që dikush flet pasi largohet nga posti, ndaj nuk ka asnjë kuptim ajo që thuhet pasi zgjodhi të flasë tani dhe jo më përpara.

“Të gjitha akuzat për krimin e organizuar, përgjimeve, bisedat në SKY që na tregojnë për lidhje të krimit me policinë e me politikën, përfshirë edhe këto që ka ngritur Ahmetaj, janë çështje që duhet të hetohen nga SPAK.

Keni dëgjuar më të kapet kokainë në portin e Durrësit? Po kokaina vjen në Shqipëri dhe nuk kapet. Mendoj se gjëja më pozitive në këtë histori është fakti se reagohet kur çështjet ngrihen nga media, sikundër po ndodh tani me dokumentarin e RAI3”, tha Kasapi për “News 24”.

Lini një Përgjigje