Zbulohet emri i pasueses së Ceno Klosit në krye të Tatimeve. Ky i fundit dha sot dorëheqjen nga detyra, teksa mësohet se është komanduar në këtë post Elidjana Çelaj. Aktualisht kjo e fundit është në krye të Drejtorisë së Tatimpaguesve të mëdhenj.
Më herët, Elidjana Çelaj ka qenë zv/Drejtoreshë e Postës Shqiptare.
Largimi i Klosit ishte i beftë. Ai ka qenë shpesh në qendër të lajmeve, teksa flitet në prapaskenë se SPAK ka thelluar hetimet ndaj tij. Po ashtu thuhet se Klosi do të emërohet zv/,ministër te Transportet, por ende asgjë zyrtare.
Lini një Përgjigje