TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Qershor 2024, 14:53

Dhuna ndaj Sokol Mëngjesit, Haxhia i bën thirrje politikës: Hiqni dorë nga tipizimi 'avokat i kriminelëve'

Shkruar nga Pamfleti

Dhuna ndaj Sokol Mëngjesit, Haxhia i bën thirrje politikës: Hiqni

Kreu i Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë, Maks Haxhia ka reaguar lidhur me rastin e dhunës brutale ndaj kolegut të tij avokatit Sokol Mëngjesi. Haxhia vë theksin tek kapja e autorëve dhe tek marrja e dënimit që meritojnë.

Më tej Haxhia falenderon stafin mjekësor për kujdesin ndaj Mëngjesit si dhe falenderon edhe median e cila ka raportuar vazhdimisht mbi gjendjen shëndetësore të avokatit. Haxhia i bën thirrje publikut të tregojë shkallë të lartë civilizimi dhe të vlerësojë profesionin e avokatit.

“Avokati është niveli më i lartë intelektual i drejtësisë që ndihmon në realizimin e drejtësisë. Mos e nisni vlerësimin e tyre nga pikëpamje se humbni një gjyq nga interesat e ngushta, sepse ditën tjetër do keni prapë gjyq dhe do keni nevojë për avokat.” u shpreh Haxhia.

Haxhia kishte dhe një tjetër thirrje, kësaj here ndaj politikës, duke i kërkuar që të heqin dorë nga tipizimi i avokatëve si shkaktarë të situatave apo si avokatë të kriminelëve.

"Reforma në drejtësi paraqiti një sërë problemesh. Reforma nuk është ajo që kemi dashur dhe prisnim të shihnin, për të realizuar drejtësi të pandashme, jo drejtësi diskriminuese veçanërisht ndaj avokatëve. I bëj thirrje politikës të heqë dorë nga tipizimi i avokatëve, si avokatë të kriminelëve", u shpreh ai. 

Lini një Përgjigje