TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Qershor 2024, 14:06

Gjendja shëndetësore e Sokol Mëngjesit, flet Maks Haxhia: Duhen ditë që të bëhet gati për t’u zgjuar nga koma

Shkruar nga Pamfleti

Gjendja shëndetësore e Sokol Mëngjesit, flet Maks Haxhia: Duhen

Avokati Maks Haxhia ka folur për gjendjen shëndetësore të kolegut të tij, Sokol Mëngjesi i cili ditën e djeshme u transportua me një helikopter nga spitali i Traumë në Tiranë në një spital në Athinë. 

Haxhia tha se duhet ditë që Sokol Mëngjesi të bëhet gati për t'u zgjuar nga koma, duke theksuar se ka dëmtime në sistemin nervor. 

“Dua t’iu informoj për gjendjen shëndetësore, dje është çuar me avion ambulancën në Greqi në një klinikë të specializuar dhe u informova që parametrat shëndetësorë ka në kuotat e mira shëndetësore.

Trajtimi do të vazhdojë dhe duhen ditë që ai të bëhet gati për t’u zgjuar nga koma artificiale për shkak të dëmtimeve që ka në sistemin nervor dhe kryesisht në edemat që janë të rrezikshme për jetën e njeriut kur pëson trauma të tilla. I urojmë shërim të shpejtë dhe të jetë sa më shpejt në gjirin tonë. Por para së gjithësh për jetën e vet, të ketë shëndetin, ti minimiziohet stresi atij dhe familjes, por edhe neve”, tha ai.

Lini një Përgjigje