TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Qershor 2024, 12:20

U transportua i intubuar me avion drejt Athinës, si paraqitet gjendja shëndetësore e avokatit Sokol Mëngjesi

Shkruar nga Pamfleti

 U transportua i intubuar me avion drejt Athinës, si paraqitet gjendja

Avokati Sokol Mëngjesi ka mbërritur në Athinë dhe gjendja shëndetësore e tij është e stabilizuar.

Avokat Mëngjesi u transportua i intubuar dje nga spitali i Traumës me avion privat sanitar drejt një spitali privat në Athinë.

Pas kërkesës së familjarëve, mjekët e Traumës u konsultuan me mjekët e spitalit në Athinë dhe duke parë gjendjen shëndetësore të avokatit që ishte përmirësuar dhe se mund ta përballonte udhëtimin, u vendos të shkonte me avion sanitar drejt Athinës.

Mëngjesi do të vijojë trajtimin e specializuar mjekësor në spitalin në Athinë, ku që prej ditës së djeshme në spitalin e Traumës nisën tentativat e para për ta nxjerrë nga koma artificiale, duke ulur dozën e medikamenteve që e mbajnë në gjumë, proces që zgjat.

Lini një Përgjigje