TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Qershor 2024, 12:03

Tensione para Bashkisë Tiranë, protestuesit u vënë flakën gomave dhe çmontojnë gardhin metalik

Shkruar nga Pamfleti

Tensione para Bashkisë Tiranë, protestuesit u vënë

Rikthehen tensionet në protestën para bashkisë së Tiranës.

Protestuesit i kanë vënë flakën disa gomave të vjetra që kishin vendosur para bashkisë së Tiranës. Teksa kanë tentuar të hedhin molotov drejt bashkisë, policia iu është kundërpërgjigjur turmës duke hedhur ujë.

Tentativa e policisë për te mos i lejuar protestuesit qe te mos ua vene flaken gomave ka dështuar, dhe sheshi është shndërruar ne shesh lufte mes tymit dhe flakëve.

Sekretari organizativ i PD-së së Rithemelimit, Klevis Balliu i bëri thirrje policisë që të lërë protestuesit që të vijojnë me tubimin e tyre para bashkisë së Tiranës.

Mes të tjerash ai tha se opozita nuk do të ndalet, pasi sipas tij Rama ka kërcënuar sistemin demokratik në Shqipëri.

Tensione para Bashkisë Tiranë, protestuesit u vënë

Lini një Përgjigje