
Avokati Romeo Kara, ka treguar për vrasjen e një mikut të tij avokat.
Referuar rastit më të fundit, atë të dhunimit rëndë të avokatit Sokol Mëngjesit, Kara riktheu në vëmendje një ngjarje të shumë viteve më parë. Avokati u shpreh se vdekja e mikut të tij mbetet ende e pazbardhur.
“Po rikthej një ngjarje, që ka ndodhur me një mikun tim. Para shumë vitesh është vrarë një avokat dhe nuk është zbardhur, një ish-kryetar gjykate, Kleanthi Koçi. E kam pasur shumë mik, e kam pas respektuar shumë këtë person të aftë. Kam qëndruar pranë tij për të mësuar në vitin 1999. Ja ku jemi sot, prap një avokat i nderuar, pavarësisht se kë ka klient nuk e gjykoj, ndodhet në këtë gjendje. Ka shumë të drejtë Dhoma e Avokatisë”, u shpreh Kara.
Në 21 Shkurt të vitit 1999, drejtësia merr goditjen e parë serioze. Kleanthi Koçi, kryetar i Dhomës Kombëtare të Avokatisë, ish – gjyqtar dhe një prej njerëzve më autoritar në jurisprudencë, bëhet viktimë e një atentati në qendër të Tiranës.
Në sheshin Skënderbej, shumë pranë atij që njihet si 15-katëshi, dikush i afrohet, i thotë diçka dhe e qëllon 3 herë me pistoletë në trup.
Lini një Përgjigje